Apex Legends, loja e krijuar të rivalizuar Fortnite, shënoi 25 milion lojtarë të regjistruar një javë nga debutimi.
Tre ditë nga debutimi Apex Legends kaloi 10 milion lojtarë. Loja është fals për tu luajtur në konsola dhe PC.
Krahasuar me Fortnite, Apex Legends po rritet shumë më shpejtë të paktën në fazat e para.
This past week has been beyond our wildest imagination. Thank you to all 25 million Legends out there. You too @shroud @drdisrespect @CouRageJD @FemSteph @Ninja and many more amazing creators out there! ❤️ https://t.co/8r1NBy9chf pic.twitter.com/BzY48xQm4V
— Apex Legends (@PlayApex) February 11, 2019
Me tre muaj nga debutimi, Fortnite arriti 45 milion lojtarë në konsolë dhe PC. Në Nëntor shkoi në 200 milion lojarë falë edhe versionit Android dhe iOS.
Apex Legends nuk ka plane për tu shtrirë tek dy platformat mobile aktualisht. Në javët në vijim më shumë risi do të vinë në Apex Legends premtoi Respawn.
Kompania tha se ka për qëllim të zhvillojë më tej lojën me bashkëpunimin e komunitetit dhe vlerësimet e tij. /PCWorld Albanian