VIDEO – Ky është momenti i plaçkitjes dhe gjuajtjes me armë në argjendarinë në Suharekë

E publikuar: 22/11/2023 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një argjendari në Suharekë është grabitur pak para orës 16:00 nga katër persona të panjohur.

Me të marrë informacionin, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë pasur edhe shkëmbime zjarri me të dyshuarit.

Si pasojë e grabitjes së armatosur , një polic është plagosur nga plumbi rikoshet dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbi. Këtë informacion e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Lidhur me rastin nuk ka akoma persona të arrestuar, teksa organet e sigurisë kanë njoftuar se po punohet për zbardhjen e rastit.