Për kontributin e shqiptarëve në luftën për çlirimin e Kroacisë nga “forcat terroriste serbe” (siç i ka quajtur agresorët Kroacia zyrtarisht serbë) është shkruar dhe është thënë shumë.
Në luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre më vonë i janë bashkangjitur luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Në një video të televizionit kroat mund të shihni disa ushtarë shqiptarë që mbajnë simbole kombëtare në uniformat e tyre (në gjoks), derisa marrin pjesë në aksionin “Olluja” (Furtuna), aksion i cili i dha goditjen përfundimtare okupimit serb në Kroaci, transmeton “Lajmpress”.
Pjesën e videos ku vërehen ushtarët shqiptarë mund ta përcillni nga minuta 6 e 30 sekonda deri në minutën 08:00.
Ndryshe Kroacia dje me një paradë ushtarake në Zagreb ka shënuar 20 vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia e udhëhequr nga serbët.
Në Beograd, Serbia ka përkujtuar ata që vdiqën në luftën me Kroacinë, e cila zgjati për 4 vjet. Rreth 3,000 ushtarë, 300 makina ushtarake dhe 30 avionë ushtarakë do të jenë të përfshira në këtë paradë.
Por Serbia fqinje sot përkujton 700 serbë të cilët vdiqën në Kroaci në vitin 1995, gjatë ofensivës të quajtur “Operacioni Stuhia”. Rreth 200,000 serbë të Kroacisë ishin larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj ofensive. Shumica prej tyre nuk janë kthyer kurrë në shtëpitë e tyre në Knin, qytet i cili ishte në qendër të operacionit.