Vizion Plus ka siguruar nje video te xhiruar vetëm pak momente pas masakrës ne Tirane.
Ne pamje duket njeri nga nipërit e viktimës, Mentor Lufi, i cili kërkon ndihme per dajën e tij te vrare.
Dëgjohet qartë se ai ulëret i tronditur nga krimi, “thërrit ambulancën” dhe më pas i drejtohet dikujt duke i thënë “lëre mos e prek”, duke e patur fjalën ndoshta për trupin e qëlluar nga plumbat e vrasësve të dajës së tij, që me sa duket dikush po kërkonte t’i jepte ndihmë.