Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal është i gatshëm t’i dhurojë Felipes, djalit që aksidentoi ditë më parë, 10 milionë Pesos, rreth 14 mijë Euro, dhe një makinë të re. Është kjo oferta që futbollisti i ka bërë djalit të përfshirë në aksidentin e 17 Qershorit, për të mbyllur cështjen. Por Juan Gonzalez, babai i Felipe-s konfirmon per Teletrece se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.
“Djali im është në shtëpinë miqëve të tij dhe sa herë që i kujtojnë atë që ndodhi fillon të qajë, është ende nën shok”, deklaroi Juan Gonzales.
Gonzalez akuzon mesfushorin e Juventusit, se nuk ka i kërkuar ende falje personalisht djalit të tij. Vidal,gjithmonë sipas së përditshmes kiliane, është I gatshëm t’i dhurojë për bamirësi paratë që do marrë, nëse mund të triumfojë në Kupën e Amerikës./Supersport.