Juventusi është duke menduar një rikthim të mundshëm të Arturo Vidalit.
Corriere dello Sport thotë se kiliani mund kthehet gjatë janarit pasi trajneri Massimiliano Allegri dëshiron dike në pozitën e Emre Can.
31-vjeçari iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Bayern Munichu për 18 milionë euro.
Lionel Messi duke festuar golin me Vidal ndaj Gironas (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
Por, Vidali ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga nga 12 të mundshme dhe me këtë nuk është aspak i kënaqur.
Gjatë tre sezoneve te Zonja e Vjetër ai fitoi katër Scudetto dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.
Te Juve në 171 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 48 gola.
Vidal karrierën e filloi te klubi kilian, Colo-Colo, ndërsa me futbollin evropian u prezantua nga Bayern Leverkuseni. /Telegrafi/


















