Vidal i pakënaqur te Barcelona

E publikuar: 05/10/2018 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arturo Vidal nuk është i kënaqur me kohën që po kalon te gjigant spanjoll, Barcelona.

Mesfushori kilian erdhi në verë nga Bayern Munichu për një çmim rreth 30 milionë euro, në një garë që Barcelona e fitoi ndaj Interit.

Megjithatë, nuk po shkon gjithçka mirë për Vidalin në këta muajt e parë në Cam Nou.

Sipas gazetës katalunase Sport, Vidal është i pakënaqur me rolin e tij në Barcelonë

Arturo Vidal (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kiliani pritej të fillonte ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamin, por u la në stol nga trajneri.

Ernesto Valverde vendosi të startojë me mesfushorin brazilian Arthur dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vidalit.

Vidal ka të bëjë edhe me një dëmtim të vazhdueshëm në gju, por ndjen se lëndimi nuk duhet ta mbajë atë jashtë formacionit të Barcelonës.

30-vjeçari frustrimin e tij me vendimet e Valverdes e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/