E kanë vlerësuar si Viagra e femrave, një ilaç që thuhet se do zgjojë dëshirën seksuale tek gratë.
Por edhe pse është vlerësuar si pilula magjike, Addyi është një dështim total në shitje.
Vetëm 227 receta janë lëshuar për këtë ilaç në muajin e parë të lançimit në SHBA.
Kjo krahasuar me 500 mijë receta të lëshaura për Viagran në muajin e parë të lançimit në vitin 1998.
Ilaçi ka efekte anësore të rënda, si tension i ulët në gjak dhe rënie të fikët.