Veturat e përdorura – më të kërkuarat

11.04.2015 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veturat e përdorura – më të kërkuarat

Qytetarët e Kosovës më shumë blejnë vetura të përdorura, se sa nga ato me kilometër zero. Kjo vërtetohet në bazë të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës.

Në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, tregon se vitin e kaluar nga vende të ndryshme të Evropës janë importuar 17,747 vetura, nga to 16,675 kanë qenë vetura të përdorura, kurse vetëm 1,072 vetura të reja.

Vlera e përgjithshme e importit të të gjitha veturave ka arritur në 93 milionë euro. Prej tyre,36.3 milionë euro janë nga veturat e vjetrat, kurse 4.1 milionë euro janë për vetura të reja, ndërkaq taksa janë paguar 40 milionë euro”, bën të ditur Stavilevci.

Edhe përfaqësues të auto-salloneve të veturave vlerësojnë se në Kosovë shiten vetëmshtatë për qind e veturave të papërdorura.

Blerimi, përfaqësues i auto-sallonit “Alberti” , pohon se interesimi i qytetarëve për vetura të reja nuk mungon, por kushtet ekonomike e sociale i detyrojnë të vendosin për blerje të veturave të vjetra.

Faktikisht, mundësitë ekonomike ndikojnë te blerja e veturave. Për këtë qëllim qytetarët blejmë vetura me më pak kilometra të kaluara, sepse edhe çmimet ndryshojnë shumë”, thotë Blerimi.

Qytetarët, ndërkaq, pohojnë se nuk blejnë nga dëshira vetura të përdorura, por nga pamundësia materiale.

Njëri nga ta është Besim Kabashi, i cili aktualisht drejton një veturë të tipit Mercedes, të prodhuar në vitin 1992.

“Dëshira për veturë të re ekziston, por te ne nuk ofrohen kushte për të pasur një veturë të re. Çmimet janë të shtrenjta, po ashtu edhe sigurimi i veturave, madje edhe çmimi për sigurimin Kasko është shumë i lartë”, shprehet Besim Kabashi.

Edhe Selamet Ahmetaj thotë se dëshira dhe mundësitë janë dy gjëra të ndryshme:

“Dëshira normalisht është vetura e re, pëlqej tipin BMW. Sipas mundësive, te ne është alternativa tjetër veturat e përdorura”. 

Të gjitha veturat në Kosovë importohen nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, kurse çmimi varet nga marka dhe viti i prodhimit të veturës.

Sidoqoftë, të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë janë të regjistruara afër 290 mijë mjete motorike dhe jo motorike

Deri më tani importi i veturave më të vjetra se 13 vjet, ka qenë i ndaluar, por me një pako të re fiskale të miratuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, janë hequr kufizimet për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë. Njëherësh, është ulur edhe akciza për import të veturave.

Por, sipas këtij vendimi, veturat duhet t’i përmbushin kërkesat mjedisore për emetim të gazrave, sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, raporton rel.

Kjo pasi jo rrallë herë ekspertë të çështjeve të mjedisit kanë shprehur shqetësimin se lejimi i hyrjes së veturave të përdorura ka ndikuar në masë të madhe në ndotjen e mjedisit në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)