Vetura te Policisë së Kosovës janë vendosur në sheshin “Adem Jashari” dhe gjatë rrugës kryesore në Komunën e Mitrovicës së Jugut, teksa pak minuta më parë u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në balotazh për zgjedhjet lokale.
Faton Peci nga LVV dhe Arian Tahiri nga PDK janë dy kandidatët të cilët qytetarët kishin mundësi të përzgjidhnin për kryetarë, transmeton KosovaPress.
Sipas exit-polleve të Klan Kosova dhe T7 fitoren në balotazh e ka marrë Arian Tahiri i PDK-së me rezultat tejet të ngushtë.
Në Mitrovicë të Veriut kanë votuar 31 mijë e 757 qytetarë nga 84 mijë e 715 me të drejtë vote apo 37.49%.
Komuna e Mitrovicës së Veriut është një nga komunat me garën më të ngushtë në Kosovë, teksa fituesi pritet të shpallet zyrtarisht deri në numërimet e votave të fundit në këtë qytet./KosovaPress.
















