Një veturë ka rënë sot në Liqenin e Ujmanit. Sipas Policisë, nuk ka të lënduar, pasi në veturë nuk kishte njerëz.
Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, tha për KP se nuk ka të dyshimtë lidhur me rastin.
“Dy vizitorë, rreth orës 12:30, kanë shkuar te Liqeni i Ujmanit për të bërë foto. E kanë parkuar veturën në parking, kanë zbritur te uji poshtë dhe kur kanë filluar të ngjiten përpjetë, e kanë parë veturën që po binte në ujë. Nuk ka të lënduar e as të dyshimtë,” tha Baliqi.


















