Vetura në Serbi përfundon mbi shtëpi

E publikuar: 07/12/2025 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku i pabesueshëm ndodhi të shtunën në Ostrivac pranë Qupria në Serbi, ku një veturë përfundoi mbi një shtëpi.

Pamjet e skenës së çuditshme u përhapën në mediat sociale. Vetura hyri në një kthesë, pas së cilës ngasësi humbi kontrollin, theu gardhin e oborrit dhe përfundoi në çatinë e shtëpisë, raporton KP.

Ngasësi i automjetit u dërgua në spital, ku u diagnostikua me lëndime të lehta, ndërsa nuk pati të lënduar midis anëtarëve të familjes.