Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë.
Nga informacionet e fundit mësohet se një automjet në ecje ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Dragobisë dhe ka rënë në lumin Valbonë.
Nga verifikimet e para të kryera nga policia lokale ka rezultuar se në automjetin në fjalë udhëtonin 4 persona.
Për pasojë ka humbur jetën Shan Pjetri nga Fierza si dhe rezulton i humbur një person tjetër me emrin Shpëtime Lilaj.
Dy personat e tjerë janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën e parë.
Nuk dihen ende shkaqet që e shkaktuan këtë aksident, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.