Vetura, helikopterë privatë e pushime luksoze – jeta e fëmijëve të pasanikëve të Stambollit (Foto)

E publikuar: 15/01/2019 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muaji janar konsiderohet si më i “gjati” për faktin se në festat e fundvitit shpenzohen shumë para për dhurata për më të dashurit, por kjo nuk përbën problem për disa fëmijë të pasanikëve që nuk hezitojnë të shpenzojnë shuma të majme të hollave për vetura, hotele e udhëtime me aeroplanë e helikopterë nëpër plazhe të bukura.

Më poshtë ju sjellim imazhet e jetës luksoze të fëmijëve të pasanikëve të Stambollit, që për çdo të re informojnë ndjekësit e tyre duke postuar fotografi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Llogaria e tyre numëron 12 mijë ndjekës, të cilëve ua dokumentojnë udhëtimet dhe vendet luksoze që i vizitojnë qoftë në Turqi por edhe në vende të ndryshme të botës.

Këta adoleshentë kanë në pronësi vetura të shtrenjta, helikopterë privatë, jahte si dhe veshmbathje të markave të njohura botërore që pjesa tjetër e të rinjve nëpër botë vetëm se mund t’i ëndërrojnë. /Telegrafi/