Një qytetar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga vetura në lagjen Veternik.
Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kurse ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.