Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.


















