Vetura godet një këmbësore në Vushtrri

E publikuar: 21/09/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë rreth orës 21:20 në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, një femër ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë. Viktima është goditur përderisa ishte duke e kaluar rrugën.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- njofton policia.

Nuk raportohet për të arrestuar.