Në orët e mbrëmje së ditës së sotme, në kryeqytet ka ndodhur një aksident ku dhe kishte të lënduar.
Lajmin për media e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosoves.
Ajo tha se në këtë aksident ishin të përfshira një automjet dhe një këmbësore.
Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar në institucionet shëndetësore për të marrë tretman mjeksorë.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.


















