Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, në mbrëmjen e së mërkurës.
Një veturë në qarkullim ka shkelur një këmbësor në rrugë, afër objektit të Komunës së Prishtinës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Të shumtë kanë qenë qytetarët prishtinas që i kanë ofruar ndihmë të aksidentuarit te “Plepat”, para ardhjes së ndihmës së shpejtë.
Një lexues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Gazetës Express.


















