Një fëmijë 7 vjeç është goditur sot me veturë, për çka ka marrë trajtim në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur në Shtime, derisa fëmija po ngiste biçikletën.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident një veturë Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt”, tha Veseli.