Shoferja që po voziste nëpër Bradford të Anglisë, nuk ka qenë në dijeni se nën veturë i hyri një qen.
Kafsha që u tërhoq zvarrë nëpër asfalt, ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta, në këtë aksident që ka mundur ta lë me pasoja fatale, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë e kanë kontaktuar shoferen, e cila ka thënë se moti me shi ia ka vështirësuar pamjen, ndërsa nuk dinte t’i ketë ndodhur ky aksident.
Banorët e lagjes e kanë dërguar te veterineri qenin, që është i shurdhër si pasojë e moshës së shtyrë. /Telegrafi/