Vetura e presidentes edhe në orët e vona në oborrin e Kuvendit

E publikuar: 05/03/2026 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdoi punën edhe në orët e vona të natës.

Rreth orës 22:55, vetura e presidentes Vjosa Osmani është parë ende në oborrin e Kuvendit, duke ngritur pritje për zhvillime të mundshme politike gjatë natës.

Deputetët po vazhdojnë diskutimet në sallë për presidentin, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë deklarime apo vendime të reja pas përfundimit të seancës.