
Foto ilustruese
Një grua e moshës 68-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Prizre.
Lajmi u konfirmua për media nga policia për rajonin e Prizrenit, ku thanë se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor, në rrugën “Ekrem Rexha”.
“Si pasojë e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.
Më vonë rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur.”
Menjëherë është informuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.

















