Një lloj tatuje, quhet tatu japoneze është shume origjinale. Tatu qe po praktikohet shumë edhe është e kërkuar shume tek ne. Ne trend janë vetullat e trasha .
Një sallon qe po ofron cilësi është “Queen`s Studio” me pronare Dhurata Muriqi e cila na ka paisur me disa informata për këtë trend.
Sa ka interesim për vetullat tatu ?
Interesimi është i madh. Sot është një trend mjaft i kërkuar nga gjinia femërore për arsye se ofron një dukje natyrale dhe te benë te ndjehesh me e sigurt me pamjen e re
Si realizohet ky proces ?
Ky proces realizohet me ndihmën e disa pasjeve, ngjyra dhe teknikave si dhe korrektësisë se personit qe punon . Forma ideale e vetullës arrihet duke u bere matja ne bazë te fetyres se klientit
Gjate kësaj pune a ndien dhimbje klienti ?
Klienti nuk ndjen dhembje, janë vetëm disa gërvishte te lehta dhe te përballueshme
Sa kohe merr rregullimi i vetullave tatu ?
Varet nga lëkura përafërsisht një ore
A arrihet rezultati me një seancë apo duhen me shumë ?
Rezultati i përkryer arrihet me dy seanca
A është një metodë e kushtueshme ?
Nuk është shumë e kushtueshme, është mesatare ne lidhje me pagat ne Kosovë, dhe me shpenzimet e produkteve
Tatu e përjetshme a e praktikoni ?
Tatto nuk është e përjetshme qëndron një vit e gjysme
Çfarë sugjerohet mbas përfundimit te vetullave ?
Pas përfundimit te realizimit te kësaj metode duhet gjithsesi te behet mirëmbajtja e duhur se paku dy javë me disa produkte. Përndryshe nëse nuk mirëmbahet siq duhet ndikon ne largimin e ngjyrës nga lëkura për një kohe me te shpejt
A është i ndaluar aplikim i grimit ne këtë periudh ?
Është i ndaluar make up vetëm afër vetullës ndërsa ne pjesët tjera te fytyrës po
A është e mundur te largohet pigmenti nëse dëshiron klienti ta largoj ?
Tani kanë dalë metoda te reja me laser për largimin e ngjyrës ne qoftë se realizohet ne meny te gabuara përndryshe pasi qe ngjyra te hyj ne lekut nuk fshihet për atë kohe sa e cekem me lart .
Ne rast se keni lëkur me akne dhe yndyrë kohëzgjatja e kësaj metode është me e shkurt, qëndron me pak ne lëkur si dhe ka faktor te shumët te cilët shpjegohen detalisht me klientin para procedurës se realizimit te vetullave tatto.