8 muaj pas miratimit të ligjit të vetting-ut, Parlamenti kishte radhën për të kryer detyrën e tij në ngritjen e organeve të vetting-ut. Por, kjo gjë nuk ndodhi.
Mungesa e opozitës pamundësoi ngritjen e një komisioni funksional për verifikimin e kandidaturave për institucionet që do të kontrollojnë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, mazhoranca bëri pjesën që i ngarkon ligji dhe votoi 3 anëtarët e saj në komision. Vasilika Hysin dhe Ulsi Manjën e Partisë Socialiste dhe Luan Ramën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë votim, Partia Socialiste përjashtoi nga komisioni Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Ai mori vetëm votat e deputetëve të partisë së tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
PDIU-ja u kujdes të mos japë një qëndrim përfundimtar për koalicionin, por një paralajmërim e bëri. “Kjo nuk i shërben marrëdhënies në koalicion”, tha Mesila Doda.
Një koment për votën e socialistëve që ndau vendet në komision vetëm me LSI-në e bëri edhe Ben Blushi: “Votim në funksion të koalicionit të ardhshëm”.
Por, fjalët e Ben Blushit, i cili kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve dhe vetting-ut, Edi Rama nuk i dëgjoi. Ata u larguan nga salla e Kuvendit. Ai u largua nga salla e Kuvendit bashkë me deputetët socialistë.
Dhe për aq sa ishte, nuk u pa të komunikonte me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta./tch/


















