Fiku është një frut, i cili është i pasur me vitamina A,B dhe C, gjithashtu dhe proteina si sheqer, fosfor, kalcium, ai ka një rol të rëndësishëm në efektin e tij kundër lodhjes.
Fiku është i njohur për rëndësinë që ka në problemet me kapsllëkun. Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndënjura në ujë.
Kjo është një mënyrë, e cila ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.
Gjithashtu ai është i njohur dhe për rolin e tij që ka kundër të ftohtit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe më tej pasi të jenë lënë për 15 minuta, piheni qumështin dhe hani disa kokrra fiq.