Vetëvritet polici i Kosovës me armën e tij të punës

E publikuar: 05/02/2020 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar policor ka kryer vetëvrasje në orët e hershme të mbrëmjes në veri të Mitrovicës.

Polici i vetëvrarë është i etnisë serbe dhe aktin e ka kryer me armën e tij të punës.

“Jane ndermarr gjitha veprimet ne vend ngjarje. Hetuesit, forenzika, prokurori dhe mjekesia ligjore. Trupi i pajete derguar ne institut te mjekesise ligjore për obduksion. Arma me te cilen dyshojet te ket qene kryer vetevrasja e mundshme, eshte arma zyrtare e policit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gazeten Express.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.