Vetëvritet plaku nga Medvegja pasi ju ndal pensioni nga shteti serb

E publikuar: 01/07/2015 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zeqir Sinani nga Medvegja, 78 vjeçar, i cili sapo kuptoi se i është marrë shtetësia nga pushteti serb që si rrjedhë e kësaj i është ndal edhe pensioni, ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Pensioni ishte i vetmi burim i jetës dhe pa të ai e ka përfunduar jetën e tij.

Ndërkohë, Lëvizja “Vatra” shpreh indinjatën e thellë për këtë veprim kriminal nga shteti serb për marrjen e shtetësisë, gjë që po i ndodhë shumë qytetarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.