Vetëvritet aksidentalisht një polic në Mitrovicë

E publikuar: 16/03/2022 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar policor B.T. është vetëvrarë aksidentalisht në Mitrovicë momente më parë.

Burime të KlanKosova.tv brenda policisë thonë se polici ishte duke u kthyer pas një aktiviteti në poligonin e gjuajtjeve, dhe derisa ka hyrë në veturë i ka shkrepur arma.

Ai bashkë me zyrtarë policorë të tjerë ka qenë duke u bërë gati për kthim nga poligoni në Cernushë.