
Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.
Ata janë pozicionuar si të pavarur.
Që të dy janë ulur në fund të sallës në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Prishtinës dhe te emri u shkruan “i pavarur”.
Vitin e kaluar shpërthyen përplasjet mes asamblistëve të Vetëvendosjes pasi, Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga asamblistët e tjerë të Vetëvendosjes.
Ishim Gëzim Sveçla, Egzon Azemi dhe Ilir Kërçeli, që tentonin me çdo mënyrë t’i bindin këta dy asamblistë të largohen nga salla, në pamjet që ishin publikuar.
Në një video që u publikua nga debati mes tyre, përmendej emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme.