Vetëvendosjes i largohet edhe një anëtar

14.04.2015 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosjes i largohet edhe një anëtar

Leon Duhanaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, përmes një letre njofton se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet si dhe nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë akt, thotë ai, e ka bërë në shenjë solidarizimi me të përjashtuarit nga kjo parti dhe për shkak të mungesës së transparencës në Vetëvendosje.

Në letër Duhanaj ka shkruar:

“Në shenjë solidarizimi dhe respekti, për vlerat kombëtare, parimet dhe vlerat qytetëruese të demokracisë, lirisë individuale dhe kolektive, jap dorëheqje të parevokueshme nga çdo funksion në Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga anëtarësia e saj.

Liria e mendimit dhe shprehjes së lire, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave individuale, janë parimet bazë të demokracisë dhe progresit, pa të cilat vlera nuk ka shoqëri të lirë dhe të përparuar. Kush vepron në kundërshtim me këto vlera dhe parime, nuk përfaqëson vlerat e demokracisë dhe nuk mund të ketë mbështetjen time. Prandaj solidarizohem me të gjithë të përjashtuarit, për shkak të këtyre vlerave.

Kam lindur, jam rritur dhe vazhdoj të jetoj në frymën e idealit kombëtar, ku secili shqiptar, në trojet e veta, të përfaqësohet në një shtet të përbashkët. Në këtë kontekst, besoj fort në parimin e të drejtës së popujve për vetëvendosje, si koncept global. Në këtë frymë, u angazhova në Lëvizjen Vetëvendosje, me besimin se aty mund të ndërtohej një koncept i ri, mbi të cilat do t’i shërbehej vendit dhe kombit. Idealet mbi të cilat unë besoj- përpos mënyrës deklarative dhe simbolike, asnjërën nuk arrita t’i gjeja aty.

Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është ideal gjithëkombëtar, ndërsa Kosova si shtet i pavarur është një hallkë e rëndësishme drejt këtij qëllimi, prandaj sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës nuk i shërbejnë këtij ideali. Mungesa e orientimit, e një filozofie, një qëllimi, nëse ka të tillë, e pamundësojnë vazhdimësinë e angazhimit tim. Po ashtu, mungesa e transparencës për çështje vitale organizative, ngulfatja e mendimit dhe shprehjes së lirë brenda organizatës dhe, përjashtimi i mendimit ndryshe përbëjnë precedent tepër të rrezikshëm për të tashmen e Kosovës dhe sidomos për të ardhmen e saj. Prandaj duke qenë se në këso ambienti, nuk mund të gjej motiv angazhimi të mëtejshëm, dorëheqem, duke i falënderuat të gjithë ata që me ofruan mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%