Lajmet

Vetëvendosje tregon kush është personi që sulmoi komunën me ngjyrë e shtalba

22.08.2016 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje tregon kush është personi që sulmoi komunën me ngjyrë e shtalba

Pas sulmit me ngjyrë dhe misër të papjekur të ndërtesës së komunës së Prishtinës, ka reaguar Adonis Tahiri, zyrtar për media në lëvizjen Vetëvendosje.

Ai deklaron se rasti i sotëm tek objekti i Komunës së Prishtinës, ka të bëjë me një qytetar të Kosovës, i cili si shumë të tjerë ka lënë punën, ka shitur gjithçka, dhe ka marr rrugë drejt Evropës, për një jetë më të mirë, në valën e refugjatëve viteve të kaluara.

“Ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë”, shkruan tahiri në llogarinë e tij në facebook.

“I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij. Mirëpo siç e dimë, ndihma që mund të ofrojë Komuna në raste të tilla është shumë e kufizuar, thuajse e pamundur”.

Sipas Tahirit, është përgjegjësi direkte e Qeverisë së Kosovës rritja e punësimit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.

“Me një Qeveri si kjo e Isa Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë po rriten çdo ditë, dhe paralelisht me të po shtohen edhe kërkesat e tilla”, shkruan Tahiri. Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë komuna e Prishtinës në lidhje me këtë rast.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit