Vetëvendosje sulmon me ngjyrë veturën e ministrit Hyseni (Video)

E publikuar: 22/07/2016 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se aktivistët e saj kanë ndërmarrë, siç thuhet, “një aksion simbolik”, duke gjuajtur me ngjyrë veturën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Skender Hyseni.

Ky akt i Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ka të bëj me ndalimin e hyrjes në Kosovë të aktivistëve të saj nga Shqipëria, Dejona Mihalin dhe Bashkim Rodonin si dhe me deportimet e aktivistëve Boiken Abazi dhe Arbër Zaimi.

“Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Ministri Hyseni, sipas komunikatës, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Vetëvendosjes, po bën gabime të rënda politike.

Aksioni i publikuar nga Vetëvendosje në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153537479307000/