Vetëvendosje s’e bën të qartë qëndrimin rreth zhbërjes së Speciales

E publikuar: 22/12/2017 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zhvillimet e fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale i ka quajtur “dramatike”.

Kështu ka thënë shkurt për KTV-në, përderisa nuk ka treguar se a do të votojë Vetëvendosje në rast të kërkesës për ta prishur Ligjin për Specialen.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Glauk Konjufcën dhe deputeten Albulena Haxhiu, për të mësuar se cili është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, por se asnjëri nuk ka qenë i qasshëm.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Për ta rrëzuar Ligjin për Gjykatën Speciale duhet votat e 61 deputetëve.