Lëvizja Vetëvendosje , përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të kësaj lëvizje, Ilir Deda.
“Një shtet demokratik nuk vendos barriera në mes institucioneve dhe qytetarëve. Një pushtetar i përgjegjshëm nuk mbrohet me grila shtesë, por mban përgjegjësi për veprimet e veta. Prandaj, heqja e grilave nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s ishte veprim i drejtë, përmes të cilit treguam simbolikisht që kur institucionet tentojnë të izolohen nga qytetarët, atëherë ato pushojnë se qeni institucione të këtyre qytetarëve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Më pas në regaim thuhet se deputeti Ilir Deda me deklaratat e sotme, nuk e përfaqëson mendimin e organizatës tonë dhe as të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.