Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar dy numra personalë të deputetit të PDK’së Adem Grabovcit dhe i bën thirrje qytetarëve të telefonojnë, shkruan Gazeta Express.
“Numrat e publikuar ne këtë poster janë numrat personal të Adem Grabovcit. Nga përgjigjimet e publikuara deri më tani dhe nga ato që priten të publikohen po faktohet kapja e shtetit nga klani “Pronto”. Ky pushtet rrëzohet vetëm përmes presionit të secilit nga ne.” shkruan Vetëvendosje në rrjetin social Facebook.
Një nga numrat në poster është numri publik i deputetit të PDK’së që gjendet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.