[21:09] – Kandidati i VV-së për kryetar, Alban Hyseni është duke prirë në Gjilan ndaj kryetarit aktual Lutfi Haziri, raporton Gazeta Express.
Hyseni ka 46,16% ndërkaq, Lutfi Haziri ka 42,05%
Deri më tani janë numëruar 45 nga 126 vendvotime në këtë komunë.
[20:40] – Rezultatet e përditësura nga KQZ shfaqin një rezultat shumë të ngushtë në Gjilan, teksa Lutfi Haziri prin me 45, 70% ndërsa Alban Hyseni ka 44,16%
Deri më tani në Gjilan janë numëruar 11 vendvotime nga 126 gjithsej.
20:22] – Sipas përditësimit të fundit në Gjilan të publikuara nga KQZ, diferenca në Gjilan është ngushtuar mes Lutfi Hazirit dhe Alban Hysenit.
Nga pesë vendvotimet e numëruara, Lutfi Haziri ka 56,13% ndërkaq, Alban Hyseni 33,33%.
20:01] – KQZ ka filluar me publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve lokale në Gjilan, raporton Gazeta Express.
Nga rezultatet e vendvotimit të parë, Lutfi Haziri është i pari me 94,74% ndërkaq Alban Hyseni i VV-së, me 3,51%
EXIT Pollet kanë parashikuar balotazh në komunën e Gjilanit.