Vetëvendosje premton ‘kreativitet’ në seancën e radhës

E publikuar: 20/10/2015 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vendimit të kryesisë së Kuvendit që seanca e ndërprerë javën e kaluar të vazhdojë të premten pasdite, deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli tha për KALLXO.com paralajmëroi “kreativitet” nga ana e deputetëve të opozitës.

Deri më tani, në mënyrën e vet opozita ka përdorë filikaqat, ujin dhe gazin lotsjellës në përpjekje për t’i penguar seancat e Kuvendit.

“Ne do të përpiqemi të jemi kreativ, nesër do të jetë mbledhja e grupit parlamentar, por do të mblidhemi dhe do të koordinohemi edhe me opozitën për hapat tjerë para seancës”, tha Topalli.

Ai përsëriti qëndrimin e opozitës se seancat nuk duhet të thirren derisa kryeministri Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

“Është hap i ngutur. Ne si lëvizje kemi nesër mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar kështu që për çështje të cilat shtrohen do të marrim qëndrime tek nesër”, tha Topalli.