Vetëvendosje nuk përjashton as dhunën kundër Asociacionit

E publikuar: 26/08/2015 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë shfaqur sot opinionet e tyre për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, të nënshkruara dje në Bruksel. Ata, në kundërshtim të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk kanë përjashtuar as dhunën.

Glauk Konjufca duke komentuar pasojat nga themelimi i Asociacionit tha se ai përbën autonomi politike të etnitetit serb që do të kontrollohet nga Beogradi.

Asociacioni është shtet brenda shtetit, sepse ka të gjitha strukturat për funksionimin e një shteti. Shteti do të ketë dy kuvende, atë të Kosovës dhe tjetrin të Zajednicës. Ajo që bënë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi është tradhti kombëtare. Ky është bosnjizimi i Kosovës, nëse kujtojmë bashkimin e komunave serbe të Bosnjës në 1992.

Procesi në Kosovë po shkon njëjtë. Faza e parë është bashkimi i komunave serbe në një trup. Atje po krijohen kushtet që të shpallet Republika serbe brenda Kosovës.

Ne si LVV i bëjmë thirrje popullit të Kosovës në ndërmarrje të përbashkët të gjithë atyre që e duan shtetin e tyre. Duhet të ndalim krijimin e Asociacionit. Ne do ta kundërshtojmë duke nisur nga Kuvendi dhe përmes protestave mbarë popullore.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se Asociacioni i Komunave Serbe është formalizim i kontrollit të Serbisë në Kosovë. Ky Asociacion do të kushtëzojë çdo proces brenda në Kosovë, sepse do të shkaktojë ndryshime në mënyrën se si funksionon republika. Do të rrënojë mundësinë për zhvillim.

Qeveria, apo më saktë kryeministri, ka hequr dorë nga zhvillimi dhe mirëqenia e qytetarëve të Kosovës. Një kryeministër i tillë nuk mund të jetë kryeministër i një vendi.
Themelimi i Asociacionit nuk duhet assesi të lejohet as nga institucionet e as nga ana e qytetarëve të Kosovës. Qeveria të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Zyrtarët e Vetëvendosjes u janë përgjigjur edhe interesimeve të gazetarëve.
Në pyetjen se a do të bëni koalicion me opozitën kundër qeverise për të stopuar krijimin e Asociacionit, Glauk Konjufca u përgjigj:
Njerëzit që kanë nënshkruar marrëveshjen janë të inkriminuar. Që të mos vihet deri të pasojat e mëdha për Kosovën, duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të ndaluar krijimin e tij.

Zajednica dhe shantazhi në Kosovë janë dy anë të medaljes.
Këta të dy, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, janë të shantazhuar dhe po bëjnë pazare në emër të Kosovës. Unë nuk e di se për çka tjetër nuk duhet të rrëzohet kjo Qeveri, nëse jo për këtë Zajednicë.
Kur u pyet për format e stopimit të krijimit të Asociacionit, ai u përgjigj se nuk përjashtohet dhuna.