Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

E publikuar: 28/10/2025 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të votimit të qeverisë së re me mandatar, Albin Kurtin, KosovaPress mëson nga burimet e saj se LVV ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas të njëjtit burim qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është formimi i qeverisë së re, megjithatë mbetet e paqartë nëse do të ndryshohet mandatari për kryeministër të vendit.

Kujtojmë që formimi i qeverisë së re dështoi në seancën e fundit, ku mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mori besimin e 56 deputetëve të Kuvendit të Kosovës./KP