Vetëvendosje kushtëzon kuvendin për shkarkimin e Aida Dërgutit

E publikuar: 31/05/2018 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nëse nuk i jepet posti i nënkryetarit të Kuvendit, që aktualisht e mban Aida Dërguti, atëherë kjo parti nuk do ta votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“Kemi pritur nga zonja Dërguti të jap dorëheqje. Pozicioni që sot mban zonja Dërguti është jokushtetuese”, ka thënë deputetja Haxhiu.

“Prandaj ne kemi kërkuar që të shkarkohet zonja Dërguti. Ndoshta kryetarit të Kuvendit nuk i konvenon ta ketë një përfaqësues të Vetëvendosjes aty”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nëse ky post nuk i kalon Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë kjo parti nuk do ta përkrahë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne kërkojmë që ky pozicion, sipas Kushtetutës t’i takojë Vetëvendosjes. Ne natyrisht, nuk ndërhyjmë në votën e deputetëve, por ne nuk do të përkrahim asnjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk votohet kërkesa jonë, pavarësisht si votohet për këtë gjë, por do të ishte mirë që të ishin të gjitha votat”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/