Vetëvendosje kërkon të ndalet përndjekja e opozitarëve

E publikuar: 18/11/2015 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndaljen e përndjekjes së deputetëve opozitarë.

Në një reagim të publikuar, VV-ja ka thënë se policia po i përgjigjet urdhrave të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, të cilët sipas tyre, janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet me Serbinë.

“Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë. Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të ‘Zajednicës’”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.