Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo lëvizje ka kërkuar krijimin e një Komisioni hetimor për Radio Televizionin e Kosovës, por një kërkesë e tillë sipas saj nuk është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas saj, kjo dëshmon edhe vartësinë e RTK-së nga këto dy parti në pushtet.
Haxhiu tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pro formimit të këtij Komisioni.
Ndërkaq, kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk është rast urgjent formimi i këtij komisioni.