“Vetëvendosje ka hise në qeverisjen në Prishtinë, nuk është opozitë”

E publikuar: 09/03/2018 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vetëvendosje ka hise në qeverisjen në Prishtinë dhe derisa Ahmeti të mbetet në pushtet, mbetet edhe programi jonë me të cilin ai është zgjedhur”. Kështu ka thënë drejtori i Kulturës,Yll Rugova në emisionin 038 në KTV duke lënë të kuptohet që është në krahun e Albin Kurtit.

Rugova ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe se largimi i Ahmetit nga Vetëvendosje nuk do të thotë se partia do të jetë opozitë pasi që pushteti është i përbashkët.

Përveç Rugovës, drejtor i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës është edhe Arben Vitia që udhëheqë me Shëndetësinë e i cili po ashtu ka thënë se do të veprojë ashtu si i rekomandon Vetëvendosja./koha.net/