Vetëvendosje ia nxjerrë Isës foton kur përkulej para Titos së vdekur (Foto)

E publikuar: 28/08/2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë nisur një fushatë të gjerë diskreditimi ndaj kryeministrit Isa Mustafa i cili e quajti Albin Kurti gomar.

Më herët, Vetëvendosje kërkoj dorëheqjen e Mustafës nga posti i kryeministrit, duke e quajtur atë hajn bashkë me djemtë e tij.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon fotografia e Mustafës gjatë kohës kur ai bënte homazhe para arkivolit të ish presidentit të ish Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Po ashtu po qarkullon edhe fotografia ku “Mustafa shihet në burg” me mbishkrimin “Së shpejti…”.

Debati ka eskaluar pasi që Albin Kurti ia përmendi djemtë Mustafës dhe kryetari i VV-së, Visar Imeri e quajti të poshtër kryeministrin.

Të kujtojmë se deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili e shau me nënë dhe atë në gjuhën serbe, Mustafën dhe politikanët tjerë në pozitë.