Sot Lëvizja vetëvendosje është duke mbajtur një konferencë për media të ndarë nga dy partitë tjera opozitare, AAK-në dhe Nismën për Kosovën.
Visar Ymeri ka thënë se dje kanë marrë pjesë në manifestim 35 mijë vetë dhe se ky manifestim e ka frikësuar pozitën, dhe me këtë manifestim marrëveshjet kriminale e panë ditën e tyre.
Më tej Visar Ymeri ka shtuar se veprimet për të bastisur opozitën janë veprime të një shteti autoritar, dhe se Policia dje nuk ka paraqitur asnjë dokument për të bastisur zyrat, përveç dokumentit për flet arrestimin e Albin Kurtit.
Ndërsa Driton Qaushi nënkryetar i VV-së, ka thënë se kanë arritur të identifikojnë 83 të arrestuar dhe se 12 prej tyre janë ende në mbajtje
Qaushti shtoi se të lënduar janë Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Valdrin Ahmeti, Frashër Krasniqi, Kushtrim Dermaku që ka 4 penjë në kokë, Luan Hoti është rrah pastaj në polici, Labinot Halimi në dhëmbë dhe në sy.
Më tej shtoi Qaushi se 14 aktivistë në gjendje të rëndë brenda objekteve policore nuk janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Visar Ymeri, lideri VV-së, më tej ka shtuar se policia po e ul numrin e protestuesve.
Ymeri ka vazhduar se opozita e bashkuar do të takohet së shpejti dhe se do të vazhdojnë edhe nesër të pengojnë seancën e Kuvendit të Kosovës dhe kështu do të vazhdoj deri në tërheqjen e nënshkrimeve.
Ndërsa sa i përket prezencës së Albulena Haxhiut, Ymeri ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të jetë prezent apo jo.
Ndërsa në lidhje me gjetjet si dëshmi nga Policia e Kosovës, Ymeri ka thënë se ne kemi pasur bombola gazi të cilat policia po i përdor si dëshmi dhe se Ymeri thotë se nuk i beson policisë në atë që deklarojnë se kanë gjetur.
Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së Albin Kurtit në manifestim, thotë se opozita e bashkuar ka marrë vendim që të jetë pjesëmarrës, pasi ai është më i zëshmi sa i përket kundërshtimit të marrëveshjeve të arritura.