Vetëvendosje fajëson pushtetin për arrestimin e deputetëve, kërkon lirimin e tyre

E publikuar: 24/11/2017 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre deputetëve të tyre.

Për arrestimin e tre deputetëve, Vetëvendosje e ka fajësuar pushtetin ndërsa ka kërkuar që ata të lirohen sa më shpejtë.

Më poshtë reagimi i plotë:

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa po shkonin për të marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare. Arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, me ç’rast është përdorur edhe sprej, nga çfarë kanë mbetur të lënduar deputetë e aktivistë.