Vetëvendosje e mirëpret vendimin e Veselit, nuk premton votim të Qeverisë Haradinaj

E publikuar: 04/08/2017 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur deklarimet e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ku pranon tërheqjen e kandidimit të tij pēr Krykuvendar.

Tutje Vetëvendosje thotë se kjo ka qenë koha e fundit për Veselin për të reflektuar nga ana e koalicionit PAN, transmeton Klan Kosova.

”Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithpërfshirës” thuhet në reagimin e Vetëvendosjes përmes një komunikate.

Por, ndonëse është mirëpritur vendimi i Veselit për tërheqje nga kandidimi për Kryetar Parlamenti, Vetëvendosje përjashton mundësitë për votimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

”Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z.Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë”, thuhet në fund të komunikatës.