Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka bërë publik emrin e kandidatit i cili do të garojë për kryetar të komunës se Gjilanit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Kandidat sipas LVV’së, do të jetë ish-avokati i popullit, Sami Kurteshi.
“Sami Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të Gjilanit për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit. Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

















