Vetëvendosje dënon vendimin për largimin e gazetarëve

E publikuar: 10/08/2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për media ka dënuar vendimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për largimin e medieve nga holli ku po zhvillohej Kryesia e Kuvendit.

“Moslejimi i medieve që të përcjellin punën e Kuvendit, tregon qartë që Kryetari i Kuvendit po i kthehet zanatit të tij të vjetër kur punët e pista i kryente tinëzisht dhe larg vëmendjes së publikut. Pushteti tashmë po e di që demarkacioni është projekt kundërpopullor dhe dëmtues për Republikën tonë, prandaj nuk i do mediat dhe publikun afër.” shkruhet në komunikatën e dërguar nga Vetëvendosje.